Metaversi 1.2 miliardë dollarë investime, por ka vetëm 38 përdorues aktivë

Metaverse është një koncept distopian si një universe 3D në të cilët njerëzit po investojnë para pa fund.

Ndërkohë, njerëzit pas projektit metaverse ku janë investuar 1.2 miliardë dollarësh, janë të shqetësuar pasi thuhet se ka vetëm 38 përdorues aktivë.

Decentraland është një projekt në metaverse që lejon përdoruesit të blejnë dhe shesin pasuri të paluajtshme virtuale.

Decentraland mund të ketë vlerësime në miliarda paund, por pavarësisht kësaj, një raport i fundit i të dhënave tregoi se bota e bazuar në Ethereum kishte vetëm '38 përdorues aktivë gjatë një periudhe 24-orëshe'.

Shifra 38 është një 'numër shumë i ulët' duke pasur parasysh kapitalin e tregut prej 1.2 miliardë dollarësh të Decentraland.

Drejtori kreativ i Decentraland, Sam Hamilton këmbënguli se jo të gjithë që hyjnë në Decentraland për të bashkëvepruar me të tjerët po numërohen.