Administrata Biden shpreh zemërim për uljen e prodhimit të naftës, SHBA: OPEC, në harmoni me Rusinë
Administrata Biden ka shprehur zemërim për uljen e prodhimit të naftës nga prodhuesit më të mëdhenj të karburantit OPEC+.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean Pierre e quajti vendimin e OPEC+ në përputhje me Rusinë në një deklaratë për shtyp.
Një deklaratë nga këshilltari i sigurisë dhe ai i ekonomisë thanë se Biden e quajti vendimin "dritëshkurtër", ndërsa ekonomia globale po përballej me ndikimin negativ të pushtimit të Putinit në Ukrainë.
Vendimi i klubit të prodhuesve, i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, ul pritshmëritë e përmirësimit të marrëdhënieve të presidentit Biden me Riadhin.
Shtëpia e Bardhë e shihte vendimin e kartelit të prodhimit të naftës në përputhje me dëshirat e Rusisë, duke ulur prodhimin ditor me 2 milionë fuçi, si një lëvizje gjeopolitike, ndërsa Biden po përpiqej ta ulte çmimin e karburantit përpara zgjedhjeve afatmesme të Kongresit në 8 nëntor.
Presidenti Biden bëri një tur në Arabinë Saudite, ku i kërkoi princit të kurorës rritjen e prodhimit të naftës.
Ulja e prodhimit të naftës e cila do të hyjë në fuqi në muajin nëntor është më e madhja që nga fillimi i vitit 2020.
Shkurtimet pritet të jenë më të ashpra nga sa kishin parashikuar ekspertët në fillim të javës.
Ajo pritet të frenojë rënien e fundit të çmimeve globale të naftës së papërpunuar.
