Stadiumi ku vdiqën 131 persona, rrëfehet mes lotësh burri që humbi gruan dhe dy vajzat e vogla
131 persona u vranë në një përplasje në një stadium futbolli indonezian të shtunën, kur mijëra tifozë u futën në fushë pasi skuadra vendase humbi një ndeshje në stadiumin Kanjuruhan në Malang, Java Lindore.
Por akoma më tragjik është fakti se një burrë humbi dy vajzat dhe bashkëshorten e tij gjatë përplasjeve në stadium.
Dy vajzat e Devi Athok dhe nëna e tyre u vranë në përplasjen, një nga fatkeqësitë më të këqija në historinë e futbollit.
Duke folur për BBC, ai dhe të tjerët përshkruan atë që panë të ndodhte atë natë.
"Ishte një masakër, jo thjesht një trazirë. Ata thjesht po rrinin ulur, nuk po bënin asgjë dhe sërish u hodhën gaz lotsjellës.
Kur mbërrita në spital isha vërtet shumë i mërzitur. Fillova të godisja ccdo gjë që kisha përreth.
Vajzat e mija të dashura….( shpërthen në lot) Humba vajzat e mija. Fytyrat i kishin të nxira dhe të mavijosura. Ishte e vështirë ti shihje ashtu," tha ai për BBC.
Autoritetet nisën të hënën një hetim, pas akuzave për policim të ashpër dhe zemërimi publik është përshkallëzuar.