Megaoperacion në Itali/ Sekuestrohen pasuri për llogari të Ndraghetas, 4 tonë kokainë e mln euro pasuri
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 6 Tetor 2022, 09:01
Me urdhër të Prokurorisë Antimafia të Reggio Calabria janë ekzekutuar 36 urdhër ndalimi, 34 arrest me burg e 2 në arrest shtëpiak të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Mega operacioni i shtrirë në territoret e Reggio Calabria, Vibo Valentia, Bari, Napoli, Roma, Terni, Vicenza, Milano e Novara ka çuar ne sekuestrimin e mbi 4 tonë kokainë për llogari të mafias kalabreze Ndragheta përmes portit kalabrez Gioia Taura.
Nën arrest është vënë një funksionar i Agjensisë së doganave.
Janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 7 milione euro si dhe e gjithë pasuria e kapitali i 2 kompanive me aktivitet në sektorin e transportit.
Në përditësim