Ndjesë për lëshimin e dështuar të raketës
Paniku i banorëve nga shpërthimi i një rakete në Korenë e Jugut ka detyruar ushtrinë të kërkojë falje e cila pranoi se dështoi të lëshojë raketa në kundërpërgjigje të kërcënimeve të Koresë së Veriut.
Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje pas lëshimit të pasuksesshëm të një rakete e cila ndezi alarmin në vend.
Raketa u lëshua gjatë një stërvitje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara në qytetin bregdetar Gangneung.
Banorët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim dhe kishin parë flakë gjatë natës.
Ushtria e cila konfirmoi se nuk kishte viktima si pasojë e incidentit, nuk e pranoi shpërthimin e raketës deri 7 orë pas ngjarjes.
Raketa ishte në përgjigje të Koresë së Veriut e cila lëshoi një raketë mbi Japoni të martën, e cila shënon edhe herën e parë që Pheniani ka dërguar një raketë mbi Detin e Japonisë që nga viti 2017.
Banorët e Gangneungut mbetën në errësirë për orë të tëra si pasojë e shpërthimit të raketës.
Sipas pamjeve që ata shpërndanë në rrjetet sociale, evidentohej një zjarr i madh nga i cili dilnin shtëllunga tymi.
Lançimi i raketës të martën është i pesti që është kryer nga Koreja Veriore brenda një jave.
Të shtunën, dy raketa kanë rënë në ujërat jashtë zonës ekonomike të Japonisë.
Shumë prej testimeve të Koresë Veriore kryhen në lartësi të mëdha, për të shmangur fluturimet mbi territoret e vendeve fqinje shkruan BBC.
Banorët në Gangneung thanë se panë një shkëndijë të shndritshme dhe dëgjuan një shpërthim rreth orës 01:00 të së mërkurës.
Ata mbetën në errësirë për orë të tëra dhe shumë prej tyre postuan në rrjetet sociale duke pyetur veten se çfarë kishte ndodhur, ndërsa shpërndanin foto dhe video të ngjarjes. Pamjet treguan një zjarr i ndezur, me tymin e madh që ngrihej nga një distancë.
"Nuk mund të fle sepse ndihem i shqetësuar pasi dëgjoj shpërthimin," tha një përdorues, sipas faqes së lajmeve Kang Won Ilbo.