Shpërthen festa në Sheshin e Kuq, Putin: Fitorja është e jona! Premton shkolla e spitale për katër rajonet
Vladimir Putin foli për një "ditë historike" pasi ai njoftoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, veprim që u dënua ashpër nga BE dhe SHBA.
“Sot mund të flasim për një ditë të së vërtetës dhe drejtësisë”, shtoi presidenti rus, përpara Sheshi të Kuq të mbushur plot.
“Mirë se vini në shtëpinë tuaj”, u tha ai banorëve të zonave, aneksimin e të cilave e kishte paralajmëruar më herët, duke thënë se “u kthyen në atdheun e tyre historik”.
Me një ton festiv, presidenti rus vazhdoi me një shfaqje të re pushteti që dëshmon për megalomaninë e tij.

"Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit tanë në Zaporizhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk. Ne do të bëjmë gjithçka për të rritur nivelin e sigurisë në këto zona. Ne do të bëjmë gjithçka për këta njerëz. Ne do të bëjmë gjithçka për të rindërtuar ekonominë dhe industrinë. Do të ndërtojmë përsëri shkolla, institute, spitale.Ne jemi më të fortë sepse jemi bashkë. Ne jetojmë në të vërtetën. E vërteta do të thotë forcë dhe rrjedhimisht fitore. Fitorja është e jona " tha ai.
Festimet u organizuan në Sheshin e Kuq me turma njerëzish duke valëvitur flamujt rusë, duke kërcyer dhe duke thirrur parulla.
Presidenti rus kërcënoi indirekt Perëndimin, duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore, për të mbrojtur territoret e aneksuara.

“Dua që autoritetet e Kievit dhe shefat e tyre të vërtetë në Perëndim të më dëgjojnë: njerëzit në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia bëhen qytetarët tanë. Përgjithmonë" tha presidenti rus.
"Rusia nuk do t'i tradhtojë kurrë njerëzit e katër rajoneve," vazhdoi Putin.
Thousands of war supporters sing "We won't care about the price" on Red Square in Moscow pic.twitter.com/IwzQZlffOz
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 30, 2022
