Helikopteri godet linjën e energjisë elektrike dhe bie në tokë, shpëtojnë pasagjerët
Një helikopter ka goditur një linjë elektrike përpara se të bie në tokë.
Fatmirësisht të gjithë pasagjerët e tij mbijetuan mrekullisht.
Të gjashtë personat në bord arritën të shpëtonin mrekullisht.
Ekipet e shpëtimit ecën për tre orë në pyllin tropikal dhe arritën të nxirrnin grupin në orët e para të mëngjesit pasues.
Pamjet e publikuara nga The Sun tregojnë avionin që mbante një kongresmen, një nënkryetar bashkie dhe katër të tjerë, përfshirë pilotin, duke rënë në tokë.
Përplasja e tmerrshme ndodhi në Engenheiro Caldas, në shtetin brazilian të Minas Gerais, të mërkurën.
Helicopteri goditi kabllon e energjisë teksa po zbriste.
Pas kësaj helikopteri humbet fuqinë dhe është parë për herë të fundit duke u rënë në tokë.
Departamenti i Zjarrfikësve tha se avioni humbi kontrollin dhe u përplas me rrjetin elektrik, duke rënë në anë të një autostrade.
Përplasja shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në komunat Sobrália dhe Fernandes Tourinho.

