Një ekuipazh vetëm me femra, hera e parë në historinë e aviacionit civil italian
Paola Gini dhe Vivien Allais më 20 shtator hynë në historinë e aviacionit civil italian si ekuipazhi i parë tërësisht femra që fluturoi me një Boeing 747.
Të dy janë italiane, Paola Gini është me origjinë nga Torviscosa dhe prej 12 vitesh ka mbajtur rolin e komandantit për Cargolux ndërsa Vivien Allais është nga Coazze (Torino) dhe ka punuar për disa linja ajrore.
Avioni, i cili u nis në orën 15:55 të datës 20 shtator nga Malpensa mbërriti në orën 10 e 34 minuta në aeroportin Incheon në Seul, Koreja e Jugut.
Shumë e vlerësuan këtë moment historik të rëndësishëm, ashtu si ka nga ata që u habitën, sepse nuk mendonin se në vitin 2022 një ngjarje e ngjashme nuk kishte ndodhur tashmë në Itali.
Këto janë profesionet që e kanë domosdoshmëri të folurin në publik
21 Shtator, 19:56
Linja ajrore Alitalia (sot Ita Airëays) në vitin 2013, festoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave me një ekuipazh vetëm femra për fluturimet Romë-Milano dhe Milano-Romë me komandantin Barbara Plantilli Lambert, bashkë-pilotin Valentina Leone dhe 3 stjuardesat Giovanna Ruiu, Francesca Anzil. dhe Matilde Marcelli.

