"Luftë deklaratash" në OKB, Dendias për Turqinë: Akuzon Greqinë me prova të rreme

Tensionet Turqi-Greqi u zhvendosën në Nju Jork. Akuzave të presidentit Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së lidhur me emigrantët ju përgjigj ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nga e njëjta foltore.

 “I bëjmë thirrje që të kthehet në zonën e logjikës”, tha Ministri i Jashtëm grek.

Duke iu përgjigjur pretendimeve turke për sjelljen agresive të Greqisë, Dendias theksoi:

“Vendi që kërcënon drejtpërdrejtë me luftë, që ka nxjerrë një casus belli, që vë në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, po vjen të flasë për marrëdhënie të mira fqinjësore".

"Pozicionet e Turqisë zgjerojnë çdo herë kornizat me të cilat kërkohet të përballet arsyeja njerëzore" komentoi nga Nju Jorku Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, në përgjigje të akuzave të Erdoganit.

“Vendi që zotëron territoret e vendeve të huaja, përfshirë Republikën e Qipros, vjen për të folur për kushtet e sigurisë dhe mirëkuptimit në Mesdheun Lindor. Turqia do të bënte mirë të respektonte të drejtën ndërkombëtare dhe të kthehej sa më shpejt në fushën e logjikës” shtoi ai.

Dendias komentoi edhe deklaratat e Erdogan për Qipron dhe shtypjen nga Greqia të popullsisë myslimane.

“Pretendimet konkrete të palës turke janë dëgjuar dhe u jemi përgjigjur shumë herë. Në parim, Greqia është një vend evropian që respekton absolutisht të drejtat e njeriut. Dhe sigurisht të drejtat e pakicës myslimane. Në fund të fundit, shifrat e vërtetojnë këtë.

Minoriteti mysliman në Greqi po rritet, po zgjerohet dhe po përparon. Do të ishte mirë që Turqia të përgjigjet se çfarë ndodhi me minoritetin grek në Stamboll dhe se si pakica e lulëzuar prej mbi 100,000 njerëz është reduktuar në 5,000 njerëz. Turqia nuk ka të drejtë të flasë”, përfundoi ai.