Hijet ruse në votën e 25 shtatorit në Itali

Plot 10 ditë nga zgjedhjet e 25 shtatorit, fushata elektorale në Itali, është turbulluar nga lajmi i publikuar i Washington Post se Rusia prej 2014 ka investuar 300 milionë dollarë për të finacuar Parti Politike, liderë e politikanë në mbi 20 vende të botës, shumica e të cilave në Europë.

Në këtë prag vote, të gjitha janë në kërkim të zbardhjes se dokumentave sekrete që do të mund të dëshmojnë se kush Parti e lider italian financohet nga Rusia.

Ish ambasadori rus në Nato Kurt Volker, (në kohën e presidencës Bus) i cili për mediat italiane është shprehur se "amerikanët prej vitesh e dinin se rusët hidhnin para për të influencuar zgjedhjet në të gjithë Perëndimin. Rusët janë përpjekur të promovojnë ndarjen në shoqëritë tona e mes vendeve. 300 milionë euro, thotë ai nuk është shumë por ndihmojnë të përmirësojnë perspektivën e disa partive si ajo e Le Penn në Francë e Fratelli D'Italia në Itali."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Akuza të forta e të drejtpërdrejta që kanë cuar në reagimin e liderës së Fratelli D'Italia Giorgia Meloni e cila në një komunikikm zyrtar thotë se "Partia e saj nuk ka marrë kurrë e nuk pranon financime nga të huaj".

Media e portale italiane kanë aluduar gjithashtu se Partia Lidhja e Matteo Salvinit, mund të jetë një nga Partitë e financuar nga Rusia, për faktin se vetë Salvini në të shkuarën ka shprehur hapur miqësinë e tij me Putin e se disa herë është vënë mediatikisht e publikisht në akuza të tilla. 

Por dhe nga Partia Lidhja ka ardhur reagimi zyrtar që përmes liderit të saj shprehet se e vetmja forcë politike që ka marrë financime në të shkuarën gna Ruasia është Partia Komunsite Italiane e gazeta La Repubblica që për vite ka bashikalidhur me numrat e saj revistën Russia Sot.

Nga fronti i qëndrës së majtë italiane, është lideri i Partisë Demokratike, Enrico letta i cili ka kërkaur nga qeveria e Komisioni Parlamentar për Sigurinë e vendit të zbardhin se kush janë forcat politike italiane që janë financuar nga Rusia, sepse thotë ai "italianët duhet ta dijnë për kë votojnë e se nga kush financohet Partia e votës së tyre."
Qeveria në largim Draghi nuk ka bërë deri tani asnjë koment e reagim zyrtar mbi këtë informacion sekret amerikan, që sipas Washington i është shpërndarë të gjitha qeverive të vendeve të përfshira.

 Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Adolfo Urso ka deklaruar në media se pas kontakteve me shërbimet e inteligjencës italiane deri më tani nuk ka konfirmim se "Italia është përfshirë në listën e 20 vendeve të financuar nga rusët".

Megjithatë ai ka thirrur ditën e premte mbledhjen e këtij Komisioni që të hetojë mbi çfarë ka ndodhur.

Nuk është hera e parë që politika italiane turbullohet nga akuzat e influencës ruse në zgjedhjet e saj.

 Madje thuhet se qe kjo ndërhyrje ka shkaktuar më parë dështimin e referendumit kushtetues të propozuar nga Matteo Renzi e rrëzimin e qeverisë së tij.

Sanksionet europiane ndaj Rusisë, qëndrimi politiko institucional i Italisë e furnizimi ushtarak me armë e ndihma humanitare që Italia po i bën Ukrainës, janë një nga çështjet kryesore të debatit elektoral të këtyre zgjedhjeve e pjesë e programeve të partive për legjislaturën e ardhshme.

E padyshim që ky lajm con në një shtator akoma më të nxehtë e më surprizë për votën italiane të 25 shtatorit.



Shenim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.