Mister me gruan e panjohur, kush është shoqëruesja e Kim Jong Un që mban një çantë të zezë
E dalluar shpesh me një fustan të zi, syze dhe me një çantë të zezë, gruaja që po shoqëron liderin Kim Jong-un në daljet e fundit ka ngritur një mister më vete, pasi askush nuk di asgjë për të.
Ajo ishte në krah të Kim javën e kaluar gjatë një koncerti në natyrë dhe u pa gjithashtu pranë tij në një fjalim në parlamentin e vendit, Asamblenë e Lartë Popullore, në të cilën Kim u zotua të mos heqë dorë kurrë nga armët bërthamore.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar foto dhe video që tregojnë gruan,ndonjëherë pranë Kim-it dhe ndonjëherë larg në sfond, për muaj të tërë, por kurrë nuk e kanë identifikuar atë.
“Ajo është parë duke mbajtur një çantë dore, me gjasë që përmban sende që liderit të Koresë së Veriut i duhen gjatë gjithë kohës, si telefoni, cigaret apo ilaçet e tij”, shkruajnë mediat e huaja.
Gruaja e paidentifikuar mendohet të jetë rreth të 30-at ose 40-at e saj dhe mendohet të jetë një nga të afërmet e Kim.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut mendohet se ka të paktën dy motra, të quajtura Kim Sol-song dhe Kim Chun-song, të dyja të lindura në vitet 1970.
Motra e tij e madhe, Kim Sol-song është aktive në partinë e liderit edhe pse nuk del në skenë.
Ndërsa për motrën tjetër Kim-Chun pothuajse nuk dihet asgjë.

