Britania e Madhe përgatitet për homazhet 30 orëshe për të parë arkmortin e mbretëreshës

Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan ka paralajmëruar se qeveria po pret "radhë jashtëzakonisht të mëdha, që mund të shkojnë deri në tridhjetë orë", për të parë arkmortin e Mbretëreshës në Westminster Hall, duke shtuar se mund të ketë mijëra persona që do të vijnë.

Ajo tha se ndërsa "nuk do të jenë tridhjetë orë për të gjithë", ishte e rëndësishme që publiku të ishte "plotësisht i përgatitur" për pritjen për sa i përket kohës në këmbë dhe motit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Donelan tha se qeveria do të bënte gjithçka që mundej për ta bërë vizitën sa më komode që të jetë e mundur.

Duke folur nga zyra e saj në Departamentin për Kulturë, Media dhe Sport, ajo tha se mbi 1,000 njerëz në ditë do të jenë në dispozicion për të ndihmuar njerëzit në radhë dhe se do të ketë një radhë për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që e kanë të vështirë të qëndrojnë për këtë gjatë.

Nëpër gjatë gjithë rrugën janë vendosur dhe rreth 500 tualete.

Donelan tha se disa institucione si Tate Modern dhe Shakespeare's Globe do të "ndriçojnë ndërtesat e tyre me fotografitë e Mbretëreshës", ndërsa kafenetë dhe baret do të ofrojnë pije freskuese dhe vende për tu ulur.

Britania e Madhe përgatitet për homazhet 30 orëshe për