Harry Styles, bëhet virale videoja që pështyn Chris Pine në Festivalin e Filmit në Venecia
Bëhet virale videoja që tregon Harry Styles duke pështyrë mbi Chris Pine pak para se të ulej pranë tij në Festivalin e Filmit në Venecia, ku morën pjesë me filmin “Mos u shqetëso e dashur”, në të cilin bashkë-protagonistë.
Styles, 28 vjeç, shkaktoi siklet dhe konfuzion kur iu afrua karriges së Pine dhe pështyu aktorin përballë partneres së tij, Olivia Wilde, e cila ndodh të jetë edhe regjisorja e filmit.
Më konkretisht, teksa Pine duartrokiste, Stiles iu afrua dhe pak para se të ulej pranë tij, pështyu mes këmbëve të kolegut të tij.
Aktori pas incidentit qeshi në mënyrë të sikletshme, ndryshe nga Styles i cili u shfaq i pashqetësuar dhe i preokupuar, duke rregulluar xhaketën e tij ndërkohë që të gjithë shikonin skenën e pabesueshme.
Edhe pse është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht, shumë janë të bindur se këngëtari e pështyu aktorin për sytë e Olivia Wilde.
#HarryStyles appears to spit on Chris Pine i won't sleep until i know the truth pic.twitter.com/wLXjIHTYgU
— JZMaclin (@Mac70J) September 6, 2022
"Harry Styles nuk e pështyu Chris Pine"
Përfaqësuesi i Chris Pine në një reagim tha se Harry Styles nuk e ka pështyrë aktorin:
"Kjo është një histori qesharake dhe rezultat i një iluzioni të çuditshëm në internet që qartazi mashtron dhe lejon spekulime pa kuptim. Për të qenë i qartë, Harry Styles nuk e pështyu Chris Pine. Nuk ka asgjë tjetër veçse respekt mes këtyre dy burrave dhe çdo sugjerim për të kundërtën është një përpjekje flagrante për të krijuar dramë që thjesht nuk ekziston”, theksoi ai.
Lufta
Në korridoret e Hollivudit flitet se marrëdhëniet e këqija mes dy burrave nisën nga qëndrimi miqësor që Chris Pine mbajti ndaj protagonistes së filmit, Florence Pugh. Ashtu siç është dëgjuar së fundmi, ka një grindje mes Olivia wilde dhe Pugh, pasi kjo e fundit nuk ka ndihmuar në promovimin e filmit. Fakti që Pine, në një intervistë në tapetin e kuq, foli me fjalë lajkatare për Florence Pugh, shkaktoi grindjen me Styles, e cila u bë siç besojnë shumë në mbështetje të partneres së tij, Olivia Wilde.
Veprim i ngjashëm me fansat
Kjo nuk është hera e parë që Styles është në qendër të vëmendjes për arsye të gabuara. Për vite me radhë, fansat e pjesëtarit të grupit One Direction kanë komentuar zakonin e tij për të pirë ujë dhe më pas për ta hedhur mbi publikun. Vitin e kaluar në shtator, kur Styles doli në skenë në Las Vegas për koncertin e tij të parë që nga pandemia e koronavirusit, në vijim të traditës ai pështyu ujë mbi fansat e tij. Veprimi i tij në mes të pandemisë Covid-19, mori kritika të ashpra.