Rikthehen Harry dhe Meghan/ Çifti mbretëror merr pjesë në “One Young World”
Meghan Markle ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Britani, dy vjet pas largimit nga detyrat mbretërore. Ajo mori pjesë në samitin e të rinjve, e shoqëruar nga bashkëshorti princi Harry. Dukesha gjatë fjalimit të rastit e vuri theksin të fuqia e të rinjve për të ndërtuar një botë më të mirë.
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle rikthehen në jetën publike në Britani, dy vjet pas largimit nga detyrat e tyre mbretërore.
Çifti kanë marrë pjesë në samitin e të rinjve” One Young World” në Mançester. Dukesha e Sussex-it, mbajti fjalimin kryesor tw rastit:
“Botëkuptimi im ështe zgjeruar teksa shoh komunitetin global me sytë e fëmijës tim. Dhe unë pyes se çfarë mund të bëjmë ne për ta bërë këtë botë më të mirë?
Ju jeni ata që drejtoni ndryshimin pozitiv dhe të nevojshëm në të gjithë globin në këtë moment. Dhe për këtë jam shumë mirënjohës që jam sot në shoqërinë tuaj" u shpreh Markle.
Dukesha, përpara se të martohej me princin Harry ishte më e njohur për rolin e saj të aktrimit në dramën televizive "Suits", ndaj gjatë fjalimit ajo përmendi se si etiketohej si vajza e serialit.
Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në SHBA në vitin 2020.
Ata u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë me rastin e “Jubileut Platinum” të Mbretëreshës Elizabeth II në qershor, ku morën pjesë në një meshë të shkurtër.
Çifti udhëtuan për në Mançester me tren nga Londra. Ndalesa e tyre e radhës është Gjermania, dhe më pas “Lojërat Invictus 2023”.
