"Nuk mjafton 6%", pensionistët mirëpresin vendimin por apelojnë të rishikohet rritja
Nga data 1 tetor pensionet do të rriten me 6%. Lajmi është pritur mirë nga të moshuarit por thonë se shuma modeste nuk është e mjaftueshme.
"Këto janë kushtet ndoshta, nuk kanë mundësi më tepër por e mjaftueshme nuk është."
"E mjaftueshme nuk është, por diçka është."
"Pensioni është i mjaftueshëm vetëm po të dyfishohet, çfarë do bësh me 6%? Një person që merr 500 mijë lekë pension mund ta ndjejë por ai që merr 100 mijë nuk ndjen asgjë. 6 mijë lekë, asgjë fare."
"Shumë pak është".
Disa thonë se pensioni që marrin nuk ju del as për ilaçe.
"Po bukën thatë e kam siguruar."
"Nuk përballohet, duhet të ishte ngritur të paktën 50 mijë lekë për çdo pensionist."
Ndërsa një pjesë e të moshuarve thonë se pa ndihmën e fëmijëve nuk mund t'ja dalin, ndaj apelojnë për vëmendje maksimale ndaj tyre.
