Chalamet mahnit fansat, mbahet premiera e "Bones and All" në Venecia, një dramë emocionale
Këtë fundjave është mbajtur në Festivalin e Filmit në Vencia premiera e filmit "Bones and All", me protagonist aktorin Timothee Chalamet. Ky i fundit tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave me veshjen e tij tejet ekstravagante në tapetin e kuq.
Aktori Timothee Chalamet ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm me veshjen e tij të kuqe ekstravagante, që i ekspozonte gjithë shpinën.
Mes fansave të shumtë, aktori premtues pritet të testojë audience me një "romancë kanibale" premierë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë fundjavë.
I titulluar "Bones and All", filmi ribashkon 26-vjeçarin me regjisorin italian Luca Guadagnino pas romancës së tyre homoseksuale "Call Me By Your Name", e cila i dha Chalamet nominimin e tij të parë për Oscar.
Ai luan me të sapoardhurin Taylor Russell si dy të dashuruar të rinj në Amerikën rurale të viteve 1980, të cilët përballen me sfidat e zakonshme të moshës, por gjithashtu me një nevojë të pakontrollueshme për mish njerëzor.
Pavarësisht nga premisa e tmerrshme, "Bones and All" është një tjetër dramë emocionale nga Guadagnino.
Chalamet tha se filmi fokusohet te "të rinjtë e izoluar intensivisht, pa identitet ende" dhe se ajo u bë në kulmin e pandemisë së koronavirusit kur edhe ai u ndje "i shkëputur nga kontakti shoqëror që na ndihmon të kuptojmë se ku jemi në botë."
Festivali 11-ditor i Filmit në Venecia zgjat deri më 10 shtator, me 23 filma që konkurrojnë për zemrat e një jurie të udhëhequr nga aktorja Julianne Moore.
Kritikët kanë qenë të ndarë për hyrjet deri më tani. Kryeson "White Noise" me Adam Driver dhe "Bardo" nga regjisori fitues i Oskarit Alejandro Gonzalez Inarritu, i cili cilësohet ambicioz, por "tepër narcisist", sipas “The Guardian”.
Favorite për çmimin për aktoren më të mirë është Cate Blanchett për interpretimin e saj në "Tar".




