VIDEO- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë muajin e mjaltit, puthen si adoleshentë në Milano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2022, 16:50
Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ende duke shijuar muajin e mjaltit në Itali. Çifti i dashuruar u filmuan duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Milanos.
Madje ata u panë duke shkëmbyer puthje si adoleshentë me njëri-tjetrin përballë truprojës dhe turmës që nuk reshte duke i fotografuar.
Të dy dolën dje për pazar në kryeqytetin e modës të Italisë dhe ka qenë dritarja e Cartier-it që i ka frymëzuar të shkëmbejnë puthje të ëmbla.
Lopez dhe Affleck ishin veçanërisht të zhurmshëm edhe pse një nga truprojat e tyre ishte rreth 2 metra larg.
Burri kujdesej për fansat e çiftit dhe u përpoq me dëshpërim të mos shikonte shefat e tij duke u puthur.

