Aksidentohet këngëtari i famshëm turk, Tatlises mbeti i bllokuar në mjet, u nxor nga ekipet e shpëtimit
Këngëtari dhe aktori i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bodrum Yalıkavak. Ai po udhëtonte me një makinë kur është përplasur me një kamion dhe një mjet tjetër.
Këngëtari mbeti i bllokuar në mjet dhe është dashur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit për ta nxjerrë. Prej nga aty u transportua me barrelë në ambulancë dhe mësohet se është plagosur në këmbë.
Pas aksidentit mjetet u përfshinë në flakë por falë reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së qytetarëve nuk u përhapën më tej.
4 persona, mes tyre një grua, janë nxjerrë nga automjeti me Ibrahim Tatlıses nga ekipet e shpëtimit dhe janë dërguar në spital.
Mësohet se gjendja e gruas së lënduar është e rëndë dhe e të plagosurve të tjerë e mirë.
Gjendja e Tatlıses, i cili po trajtohet në spital, duket e mirë. Ai shpërndau një video në Instagram duke kënduar teksa ishte shtrirë në spital.
MadjeTatlıses ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert sonte duke thënë “Zoti i bekoftë të gjithë ata që telefonojnë dhe pyesin”.










