Një dasmë e dytë për familjen dhe miqtë, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez martohen sërish në një ceremoni luksoze

Çifti më i komentuar i këtij viti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nasuprizuan sërish me një dasmë të dytë që të lë pa frymë.
Ceremonia u zhvillua të shtunën në rezidencën e tij Affleck në Georgia, teksa të pranishëm ishin familjarë miq dhe të famshëm.
Çifti i famshëm i njohur si 'Bennifer', mahnitën audiencën me Lopez të veshur me një fustan të bardhë të Ralph Lauren, i kompletuar me një bisht të gjatë dhe vello, ndërsa Affleck kishte veshur një smoking elegant i përbërë nga një xhaketë e bardhë dhe pantallona të zeza, duke rikrijuar look-un e ceremonisë së tyre në Las Vegas muajin e kaluar.
Ribashkimi i lumtur i çiftit vjen 20 vjet pasi ata u takuan për herë të parë dhe u fejuan, vetëm për të anuluar martesën e tyre në vjeshtën e vitit 2003, duke fajësuar vëmendjen e tepruar të medias.
Çiftit ju bashkuan në gëzimin e tyre miqtë e ngushtë dhe familja.
Affleck-ut iu bashkuan tre fëmijët e tij nga martesa me Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Sam. Dhe pranë JLO ishin binjakët e saj, Emme dhe Max, të cilët i ka nga martesa me Marc Anthony.
Të ftuarit si Matt Damon, Jimmy Kimmel dhe Jay Shetty ishin veshur të gjithë me të bardha për t’u përshtatur me dekorimet luksoze me lule.
Ceremonia ceremoni luksoze në shtëpinë e Affleck në Georgia më 20 gusht për miqtë dhe familjen erdhi një muaj pas dasmës së tyre private në Las Vegas.










