“Efekte rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi i naftës”, Blushi: Pasoja të makutërisë së Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të naftës.
Blushi shkruan se çmimi ilartë po jep efekte rrënuese për ekonominë dhe turizmin.
Sipas tij këto janë “pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve”.
Postimi i plotë:
Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.
Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.
Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.
Fier, i gjendet kanabis në çantë, arrestohet 24-vjeçari
10 Gusht, 09:21
Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

