Arrestohet në Kosovë 34 vjeçari që shpërndante fotografi e video abuzive seksuale të fëmijëve nw Whatsapp dhe facebook
Një 34 vjeçar është arrestuar në Kosovë pasi shpërndante fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve.
Arrestimi i tij është kryer më 15 gusht 2022.
I riu fotografitë dhe videot me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, i shpërndante te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Whatsapp.
Ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjor dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” përcaktuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.
Ky fenomen është tepër shqetësues. Persona të ndryshëm, kryesisht të moshave të reja, i shpërndajnë këto materiale që përmbajnë video dhe fotografi ku abuzohen seksualisht fëmijët e paidentifikuar. Këto fotografi dhe video i shpërndajnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok etj.).
Kjo dukuri është mjaft shqetësuese për vet faktin se kemi të bëjmë me shtresën më të ndjeshme të shoqërisë. Gjithashtu, një gjë e tillë i ri-viktimizon të gjithë ata fëmijë të abuzuar, edhe pse të paidentifikuar nënvizon policia duke saktësuar penalitetet në raste të veprave të tilla penale.
Sa denohet kjo veper penale
Një veprim i tillë është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku dënimi është nga një (1) vit burg deri në pesëmbëdhjete (15) vite, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale.
Kjo nënkupton që veprimet si:
• kushdo që prodhon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
• kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion videot apo fotografitë duke u abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
• kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Gjithashtu, edhe tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme.
Policia shfrytëzon rastin t’u bëjë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, fton qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë.
