I zë stuhia në det, gruaja humb jetën pasi bie nga parashuta, burri dhe djali panë vdekjen e saj pa mundur të bëjnë asgjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2022, 20:44
Fund tragjik kanë pasur pushimet verore për një 62-vjeçare në Syvota të Thesprotisë.
Gruaja fatkeqe me origjinë nga Komotini pasditen e së dielës ka dashur të shëtisë me një parashutë deti, e cila tërhiqet zvarrë nga një skaf, por në zonë ka shpërthyer stuhia dhe për pasojë rripi që mbante gruan është këputur, duke bërë që ajo të bjerë në det dhe të humbasë jetën.
Mësohet se në skaf ndodheshin bashkëshorti dhe djali i gruas fatkeqe.
Gruaja fatkeqe u pikas dhe për fat të keq u mor e pajetë nga një tjetër skaf i cili u nis drejt zonës.

