"E kuptoj entuziazmin rus", Renzi për Rtv Ora: Nëse dorëheqja e Draghit është përfundimtare, Europa e Bota përballë një problemi!

"E kuptoj entuziazmin rus", Renzi për Rtv Ora: Nëse
Pa Draghin, Europa është përballë një problemi që do të ndihet kudo, në Bruksel, Moskë, Kiev e kudo", ka deklaruar Matteo Renzi për RTV Ora e Ora News.

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, lideri i Partisë Italia Viva, po shfaqet një nga mbështetësit më të fortë të kryeministrit Mario Draghi, duke mos pranuar hipotezën e largimit të tij përfundimtar e as skenarin e zgjedhjeve të parakohshme që analistët e politikës e japin si skenarin më të mundshëm.

Duke akuzuar Lëvizjen 5 Yje për pagjepërgjegjësi e fajtor në shkaktimin e  kësaj krize, në një takim me gazetarët e huaj në Romë, ku ishte e pranishme dhe RTV Ora e Ora News, ai u shpreh se "ndjehet krenar që një vit e gjysëm më parë ja doli të dërgojë në shtëpi Giuseppe Conten, Kryeministrin e atëhershëm".

"Sjellja e Conte-s gjatë këtyre muajve, vërteton paaftësinë që kishte në drejtimin e qeverisë."

Ish-kryeminsitri Renzi nuk pajtohet me sjelljen e Lëvizjes 5 Yje, duke e akuzuar si fajtore të kësaj krize që mund të influencojë në dobësimin e Italisë.

 "As Roma e as Brukseli nuk mund të lejojnë të kenë sot një Itali të dobët", tha ai.

"E për këtë fajtore e vetme është lëvizja 5 Yje".

Para gazetarëve të mediave të huaja, në pak më shumë se 24 orë nga votëbesimi i qeverisë Draghi në dy Dhomat e parlamentit italian, Matteo Renzi e konsideron Mario Draghin si "i vetmi, për të cilin ka nevojë në këtë moment Italia."

"Mario Draghi është i besueshëm e me autoritetet", tha ai, " e shpresoj në apelin e pjekurisë që forcat politike italiane duhet të kenë në votëbesimin e qeverisë së tij ditën e mërkurë 20 korrik".

Ai shpreson gjithashtu dhe në sensin e përgjegjegjësisë së vetë Kryeministrit në zgjedhjen e tij për t'i shërbyer Italisë.

Matteo Renzi iu përgjigj pyetjes së gazetares së RTV Ora e Ora News në Romë se si mund të ndikojë dorëheqja përfundimtare e Draghit në gjeopolitikën europiane.

"Nëse Mario Draghi nuk ndryshon mendim e jep dorëheqjen përfundimtare, jemi përballë një problemi", tha ai.

"Italia është më e dobët e Europa është më e dobët".

E kuptoj, tha ai, entuziazmin rus të këtyre ditëve.

"Kur Medvedev ironizon mbi Draghin e Johnson, fiton një pikë më shumë ndaj nesh e në favor të tij. E bën duke na provokuar, duke na sulmuar, por është një pikë e vërtetë në favor të tij. Dorëheqja përfundimtare e Draghit do të influenconte shumë në Romë, në Bruksel, në Kiev, në Moskë, pra kudo."

Mbi mundësitë e një qeverie të re Draghi Bis, për RTV Ora e Ora News, Matteo Renzi u shpreh se shpreson tek apeli i përgjegjësisë ndaj Kryeministrit për të mos u larguar. 

"Jam optimist", tha ai.

"Është e rëndësishme të vazhdohet me Draghin për besueshmërinë e imazhit të Italisë në botë."