Vrau kolegun me kokë pas konfliktit të çastit, shqiptari në Itali dënohet me 7 vite burg

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane.

Sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet për vrasje dhe do vuaj dënimin me burg për 7 vjet.

Ngjarja ka ndodhur më 8 mard të vitit 2018 në Bientinë, ku pas një konflikti të çastit në vendin e punës, shqiptari goditi me kokë një koleg.

Ky i fundit si pasojë e goditjeve që mori në kokë, ndërroi jetë në spital pas një jave.