"Festa e krahinës së vakëfeve", në Panarin e Korçës përkujtohet masakra greke e vitit 1914

Në Panarin e Korçës u përkujtua masakra greke e vitit 1914 ku humbën jetën 374 persona. Banorë të larguar si dhe ata që ende jetojnë në fshat teksa përkujtuan ngjarjen ngritën shqetësimin e shpopullimit të zonës.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë e shërbime i ka detyruar banorët që ta braktisin Panaritin.

Në fshat kanë mbetur të moshuarit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINNUTE

"Nga gjithë ato kontribute që i ka dhënë historisë, sot është katandisur në një gjendje shumë të keqe," thotë një banor.

Të larguarit e ata që ende jetojnë në fshat u bënë bashkë në festën e krahinës së vakëfeve

Përkujtuan masakrën greke të vitit 1914 ku u vranë barbarisht 374 banorë të Panaritit.

Po ashtu ata përkujtuan ngritjen e flamurit.

Për historianët festa ka për qëllim të risjellë në vëmendje jo vetëm vlerat e fshatit por gjithë qarkut Korçë.

"Nuk është thjesht një takim lokal i përqendruar vetëm për vlerat e Panaritit, por kemi të bëjmë me historinë e Korcës. Edhe ai meraku që ka brezi ynë për të transmetuar historinë edhe të rinjve, ne e kemi arritur qëllimin," tha ai.

Ata që janë rikthyer, kujtojnë me nostalgji kohën kur fshati gjallëronte nga banorët.

"Vij me mall. Kam dhënë mësim në lagjen "Jancisht" dhe "Gjylisht". Ka pasur 16 lagje fshati. Sot shpresojmë që këta që janë dhe ata që kanë ikur le të kthejnë kokën në fshat, nga vendi i traditës," thotë ai.

Banorët bëjnë thirrje për më shumë vëmendje e investime në fshat për të frenuar në këtë mënyrë shpopullimin e zonës.