Nga gazetar e aktor në biznesmen, Artion Vreto zbulon për 'Ora Verore' se kur do të kthehet në televizion

Artion Vreto i cili është shkëputur nga gazetarin prej disa kohësh dhe po merret me biznes ka dhënë një intervistë për Ora Verore në RTv ORa nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqi.

Vreto, i cili tashmë është pronar "Sky Sports Albania" tha se qëllimi i tyre është të rrisin cilësinë e shërbimit, ndërkohë tha se po krijojnë ekipet e sportit të ujit dhe nën ujit.

Është një shërbim që e kemi nisur ga pasioni. Po rrisim cilësinë e shërbimit. Kemi vendosur të jemi on top. Po krijojmë ekipet e sporteve të ujit dhe nën ujit

Artion Vreto: Vera për ne nuk është pushim. Jemi të përqendruar maksimalisht, se duam të japim rezultatet maksimale, rendimentin maksimal, t’I marrim maksimumin verës dhe shërbimeve që na ofrojnë. Kur të pushojmë të pushojmë duke menduar se sa bukur e sa mirë e realiuam objektivin tonë. Kemi ardhur me mendje që të bëjmë shërbimin më të mirë që është në Shqipëri dhe po ia arrijmë. Sigurisht që ka vështirësit e veta, nuk është e lehtë. Ndjehem krenar për çuant që kam, janë ata që e bëjnë shërbimin. Sezoni është I vështirë. Ne duhet të fillojmë të bëjmë kalkulimet. Në 2019 patëm  një historik shumë të bukur sepse shteti për dy tre vjet luftoi fortë dhe bëri një piar shumë të madh për SHqipërinë në botë. Turistët filluan të vijnë. Më pas patëm një goditje shumë të madhe gjithë bota me pandeminë, por që ne nuk e patëm goditje sepse shqiptarët që largoheshin erdhën në këtë bregdet dhe ishin të pranishëm këtu. Ky vit është viti real. Ne po rritemi në mënyrë apsolute, cilësia është rritur  ndjeshëm, por edhe çmimet janë rritur ndjeshëm.

Ai tha se duhet të investojmë në vendin tonë, pasi sipas tij ikja nuk është zgjidhje.

Artion Vreto: Nuk është zgjidhje ikja, zgjidhja është bërja e këtij vendi se ka potencial pa fund. Duhet të gjejmë ku janë gabimet tona dhe t’I bëjmë më mirë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për televizionin, ku për 2o vite me radhë Vreto ka qenë gazetar. Edhe pse është shkëputur prej disa kohësh Vreto tha se do rikthehet sërish në televizion, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më tej ai shtoi se media sot është e kapur nga politika, dhe se pronarët janë bizneset.

Ronaldo Sharka: Pse u largove nga televizioni?

Artion Vreto: Për hir të së vërtetës, kur shoh median tradicionale shoh që është kthyer në funksion të mediave të sociale. Unë s’jam shumë tip i mediave sociale se do kisha shumë folloëersa dhe unë e kam shumë rë rëndësishme marrëdhënien njeri-njeri.

Media ka filluar një kapje nga politika e biznesi, në një farë mënyre që ti do jesh një i punësuar i një biznesi e jo I medias. Në momentin që je i punësuar i biznesit nuk je i lirë.

Unë mendoj se do rikthehem një ditë dhe kjo është e sigurt. Është një nga pasionet që unë nuk do e harroj kurrë dhe nuk do e lë kurrë. 20 vite investim nuk do hedh në plehra por unë nuk funksionoj duke bërë dy gjëra në të njëjtën kohë.

“Agon Chennel” na mësoi shumë mirë se si duhet vlerësuar një punonjës I medias. Unë kam pas një rrogë normale për punën që bëja. Ne ishim të lirë, ndamë një vizion edhe me televizionet italiane. Ne të gjithë u ndjemë shumë të lirë dhe flisnim me surratin tonë, me zërin tonë e mbanim përgjegjësi për atë që thoshim.

Po ashtu ai tregoi dhe një nga momentet më të vështira në televizion.

Artion Vreto: Një nga momentet e vështira që kam hasur në transmetimin live ka qenë  cunami në Japoni, ne po transportonim live.