"Big Brother një teatër i madh", gazetari tregon nëse do të marrë pjesë në ‘Reality Show’
Nëse do të vinte një ofertë për ‘Big Brother Vip’ apo dance ‘With The Stars.’
Aktori dhe gazetari Artion Vreto i cili tashmë është biznesmenë, për Ora Verore në RTV Ora, nuk përjashtoi mundësinë për të marrë pjesë në Big Brother VIP 2.
Në një intervistë për Ronaldo Sharkën ai tha se nuk është kundër eksperiencave ndërsa Big Brother Vip të këtij viti e ka konsideruar si teatër.
Sipas Vretos, Big Brother VIP i këtij viti, u kthye në dispozicion të rrjeteve sociale.
Artion Vreto: Nuk jam kundër eksperiencave, unë jam tipi që edhe babi e mami im më thoshin Kiu Fiu, filloja bëja kurs pikture, mbaroja atë, shkoja bëja një kurs tjetër. Jam tip që provoj. Big Brother është nëj pyetje që ja kam bërë vetes dhe ma bëjnë shumë. Shumë veta që më njohin nga afër thonë ti duhet të jesh pjesë. Ky që kaloi mu duk pak si teatër i madh. Ishte një Big Brother që u kthye për rrjetet sociale. E kam ndjekur për mënyrën e trajtimit të gjërave. Të bëjmë sherr për hir të sherrit. Reality bëhet të njohësh at që është në jetën reale. Unë nëse do hyja, do hyja për të qenë Artjoni që jam. Nuk e mbaj dot teatrin për tre muaj.
