Napoli, 12-vjeçarja qëllohet në fytyrë nga i dashuri i saj xheloz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 12:55
Një vajzë 12-vjeçare është plagosur me thikë në fytyrë mbrëmjen e së hënës në Napoli .
I dashuri i saj 17-vjeçar e ka sulmuar për xhelozi, sikurse u tha e reja mjekëve që e shpëtuan dhe karabinierëve që po hetojnë rastin.
Hetuesit tani janë në gjurmët e sulmuesit të supozuar, i cili nuk gjendet askund.
Ndërkohë, prognoza e parë për 12-vjeçaren është një muaj e shtruar për dëmtim të përhershëm të fytyrës.
Në të ardhmen, viktima do t'i nënshtrohet vizitave të reja dhe operacioneve plastike në përpjekje për të zvogëluar dëmin.
Sipas disa hipotezave, 17-vjeçari e ka qëlluar pasi nuk kishte pranuar që vajza, me të cilën kishte pasur një lidhje romantike, ta linte.
