I ra telefoni kur po bënte foto, turisti amerikan futet brenda kraterit të Vezuvit
Një turist amerikan pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua në kraterin e malit Vezuv teksa po përpiqej të merrte telefonin e tij.
23-vjeçari dhe familja e tij arritën majën 1,281 metra të lartë të vullkanit që ngrihet mbi qytetin jugor italian të Napolit dhe vazhduan përgjatë një shtegu jashtë kufijve.
Djali po bënte një selfie, sipas raporteve të shtypit lokal, kur telefoni i tij i rrëshqiti nga dora dhe ra në grykën e vullkanit. Ai zbriti në krater për ta marrë telefonin e tij, dhe u rrëzua disa metra poshtë pasi humbi ekuilibrin.
Udhëzuesit e Vezuvit ishin të parët në skenë dhe u futën në krater për ta nxjerrë jashtë. Policia shkoi në vendngjarje dhe një helikopter shpëtimi malor u nis për të ndihmuar operacionin e shpëtimit.
Burri pati prerje dhe mavijosje në krahë dhe në shpinë.
Turisti dhe tre të afërmit e tij do të përballen me akuza pasi u denoncuan nga policia për pushtim të tokës publike.
Grupi, i cili thuhet se shkoi në vullkan pa asnjë biletë, mori një rrugë që ishte e shënuar qartë si e ndaluar për shkak se ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, raporton The Guardian.
