Hong Kong "burgos" pozitivët me Covid, byzylykë për t'i monituar mos të dalin nga shtëpia

Të gjithë personat që rezultojnë pozitivë në Hong Kong do të pajisen me byzylykë ekektronikë për tu siguruar që nuk do të dalin jashtë shtëpisë gjatë izolimit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kështu ka raportuar gazeta amerikane Business Insider. Masa u njoftua të hënën nga Ministri i Shëndetësisë Lo Chung-mau, duke specifikuar se detyrimi hyn në fuqi më 15 korrik.

Gjatë javës së kaluar, rastet e Covid janë rritur me shpejtësi në Hong Kong, me më shumë se 2,000 raste të reja pozitive që regjistrohen çdo ditë.

Siç raporton Business Insider , kjo nuk është hera e parë që Hong Kongu përdor byzylykët elektronikë si armë kundër Covid-it.

Në vitin 2020, viti i parë i pandemisë, ata që vinin nga jashtë duhej të mbanin këto pajisje (në të cilat kishte një kod QR) dhe të qëndronin në karantinë për 14 ditë. Më vonë, u dorëzuan byzylykë që mund të kontrollonin drejtpërdrejt lëvizjet.

Nuk është ende e qartë se çfarë lloj pajisje do t'u jepet pacientëve, shpjegon Business Insider . E sigurt është se autoritetet lokale po zbatojnë një politikë zero-Covid nën vazhdën e asaj kineze. Qëllimi është frenimi i valës së pestë të infeksioneve.