"Lufta" e Johnson vazhdon, largohen nga qeveria e tij dhe 6 ministra të tjerë

Gjashtë ministra të tjerë janë larguar nga qeveria e Boris Johnson, teksa kryeministri i rrethuar po lufton për të mbajtur postin e tij.

Ministrat Kemi Badenoch, Julia Lopez, Lee Roëley, Neil O'Brien, Alex Burghart dhe Mims Davies njoftuan të gjithë se po japin dorëheqjen, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrave në largim në 12.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një letër të përbashkët, 6 ministra deklaruan se qeveria “nuk mund të funksionojë duke pasur parasysh çështjet që kanë dalë në dritë dhe mënyrën se si janë trajtuar ato”.

Davies më pas dha dorëheqjen si ministre e punës, duke thënë se konservatorët "kanë nevojë për një fillim të ri".

Ministri i Thesarit John Glen dhe Ministrja e Brendshme Victoria Atkins janë në mesin e një grupi prej gjashtë ministrave që do të largohen nga qeveria më herët të mërkurën, duke përmendur "gjykimin e dobët" të kryeministrit dhe mungesën e integritetit.

Jo Churchill u largua nga posti i ministrit të shëndetësisë, ndërsa Stuart Andreë dha dorëheqjen si ministër i strehimit, Robin Ëalker dha dorëheqjen si ministër i standardeve të shkollave dhe Will Quince u largua si ministër për fëmijë dhe familje.

Të paktën 51 zyrtarë janë larguar nga qeveria britanike. I fundit që njoftoi dorëheqjen ishte nënsekretari i Parlamentit.

Vendimi i tij ndjek dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit qeverisës së kryeministrit Boris Johnson.

Megjithatë kreu i qeverisë britanike ka refuzuar të dorëzohet edhe pse javën e ardhshme mund të përballet me votëbesim.

Sondazhet e shpejta të opinionit publik tregojnë se 68 % e britanikëve janë kundër kryeministrit konservator.

Qeveria britanike prej muajsh ka qenë në krizë politike, këto të shkaktuara edhe nga skandalet e njëpasnjëshme të festave të ndaluara të zyrtarëve të kabinetit në kulmin e pandemisë kur gjithë qytetarët ishin në karantinë.