Greqia përfshihet nga zjarret masive, disa fshatra rrezikohen të përpihen nga flakët

Mbi 130 zjarrfikës me katër grupe divizionesh këmbësorie dhe rreth 45 automjete po vazhdojnë të luftojnë flakët në Ilia, për të mbajtur frontin e zjarrit larg zonave të banuara.

Zëvendësguvernatori i Ilias Vasilis Giannopoulos tha se intensiteti i erërave është ulur, gjë që ndihmon punën e zjarrfikësve.

Banorët e fshatrave Valmi, Kotrona, Karagianneika dhe Dalamboreika të cilët kanë marrë mesazh nga 112 për t'u larguar nga shtëpitë e tyre, po përjetojnë momente ankthi me shpresën se zjarri nuk do të arrijë në banesat e tyre.

Ndërkohë, me dritën e parë të ditës pritet që edhe mjetet ajrore të nisin hedhjen e ujit, ndërsa sipas hartës së parashikimit të rrezikut nga zjarri të hënën më 4 korrik, njësia rajonale Ilia është në kategorinë me rrezikshmëri shumë të lartë.

Greqia përfshihet nga zjarret masive, disa fshatra rrezikohen të

Greqia përfshihet nga zjarret masive, disa fshatra rrezikohen të