Kreu i KFOR diskuton me peshkopin e Rashkës për situatën në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, zhvilloi sot një takim me peshkopin e Rashkës në Graçanicë, Teodosi Shibaliq, me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë.

"Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ferenc Kajari, u takua me eminencën e tij peshkopin Teodosi Shibaliq, kryetar i Dioqezës Rashkë-Prizren në Graçanicë. Ata diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrën se si ajo mund të kontribuojë për sigurinë përmes respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok" , thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter.