Tronditet Athina, përplasen me armë me njëri-tjetrin dhe policinë, vriten 3 shqiptarët

Tre shtetas shqiptarë kanë mbetur të vrarë nga beteja me armë në rrugët e Athinës. Ngjarja ka nisur mbrëmjen e së shtunës kur në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, një Mercedes me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një person me motor duke e plagosur rëndë.

Ndaj tyre ka reaguar duke i qëlluar me pistoletë, babai i të plagosurit i cili gjendej pranë ngjarjes në një automjet tip Audi i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë.

Mediat greke shkruajnë se mes grupeve ka pasur shkëmbime me armë, e si pasojë ka mbetur i vdekur personi që sulmoi drejtuesin e motorit ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që udhëtonte në makinën tip Audi i cili edhe pse tentoi t’i shpëtonte plumbave u godit nga një makinë

Në përpjekje për tu larguar drejtuesi i Audit ka grabitur një tjetër makinë, ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia.

Tentative ka zgjatur për pak kohë pasi forcat e rendit kanë mundur ta izolojnë.

Por përplasja me armë nuk ka ndalur pasi shtetasi shqiptar ka qëlluar me armë edhe drejt policisë duke plagosur dy efektiv një në këmbë e një tjetër në shpatull. Në kundërpërgjigje blutë kanë ekzekutuar agresorin.

Bilanci nga beteja ka vijuar edhe këtë të dielë kur ka ndërruar jetë edhe personi i mbetur i plagosur. Mësohet se ai ka pasur dëmtime si nga goditja me makinë, por edhe nga plumbat e shkëmbyer mbrëmjen e së shtunës.

Mediat fqinjë shkruajnë se dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se kanë inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjeç, të dy me precedentë penalë në fushën e narkotikeve.

Ndërsa ende nuk është saktësuar shkaku i konfliktit ku dyshohet se ka ardhur për shkaqe banale, si pasojë e përfshirjes në një aksident me makinë, por nuk përjashtohet as pista e konflikteve për çështje të drogës.

Ndërkohë është arrestuar edhe drejtuesja femër e Mercedesit e cila do të sqarojë edhe rrethanat e ngjarjes.

Tronditet Athina, përplasen me armë me njëri-tjetrin dhe

Tronditet Athina, përplasen me armë me njëri-tjetrin dhe

Tronditet Athina, përplasen me armë me njëri-tjetrin dhe

Tronditet Athina, përplasen me armë me njëri-tjetrin dhe