Era Ademaj rrëfen për pasionet e saj
Era Ademaj është vajza 19 vjeçare e cila e ka modelingun pasionin e saj më të madh. Ajo ka marrë pjesë në shumë kompeticione ku si kryefjalë të saj ka modelingun si dhe nëpër fototshoting të ndryshme.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Era rrëfeu më shumë për ëndrrat e saj si dhe me çfarë po merrët aktualisht.
Era ka filluar të investohej në këtë fushë që në moshë fare të vogël dhe me kalimin e kohës kuptoi që modelingu dhe pasarelat ishin ëndrra e saj që fëmijë. Mbështetje të madhe ka pasur nga familjarët dhe nga shoqëria gjithashtu.
Era ndërkohë vazhdon të studiojë për sport, pasi sporti sipas saj të mban trupin në formë dhe për një modele kjo gjë ka shumë rëndësi.
Modelingu ka edhe sfidat e tij pasi ka lodhje, konkurrencë dhe asgjë nuk është ashtu siç duket në ekran.
Era Ademaj: “Vetëbesimin e kam fituar kur mora pjesë në një nga kompeticionet më të njohura që ka të bëjë me modelingun, pasi aty mësova të kem vetëbesim, pasi kjo është shumë e rëndësishme për të arritur sa më lart”.
Edhe pse konkurrenca në modeling është shumë e madhe duket se për Erën nuk është kështu pasi miket e saj modele janë shumë suportuese. Një tjetër sfidë për modelen është edhe paragjykimi pasi të gjithë kanë një lloj stepjeje sa i përket kësaj fushe.
Ndërsa Era flet për të ardhmen tregon se një nga ëndrrat e saj më të mëdha është të bëhet moderatore.
