Turqi/ Policia bastis paradën e LGBTQI+ në universitet, 33 të plagosur
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 14:02
Policia turke bastisi Universitetin "Bogazici" të Stambollit gjatë paradës së LGBTQI+ duke arrestuar dhjetëra studentë.
Sipas studentit të diplomuar për avokati, Mahmut Seren, të paktën 33 persona u arrestuan dhe disa mësues u plagosën në përpjekje për të ndaluar arrestimet.
Seren deklaroi gjithashtu se në edicionin e nëntë të kësaj parade, nuk kishte patur asnjë urdhër ndalimi nga zyra e guvernatorit apo rektori.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, i ndaloi paradat e komunitetit LGBTQI+ që në vitin 2015.
