Maqedonia e Veriut ul akcizën e naftës, miratohet projektligji për zerimin e TVSH-së për ushqimet bazë

Parlamenti maqedonas ka miratuar me 80% të votave uljen e akcizës për naftën si edhe zerimin e TVSH-së për ushqimet bazë, si buka vaji e vezët. Kujtojmë që për shkak të situatës ekonomike vendi fqinj ka kufizuar edhe eksportin e miellit dhe mallrave të tjera.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar njëzëri për zerimin e TVSH-së për bukën, vajin dhe vezët si edhe uljen e akcizës për naftën.

Projektligjet janë pjesë e pakos së 26 masave të krizës të cilat pritet të ndihmojnë ekonominë e vendit të prekur nga kriza energjetike si edhe goditja e çmimeve në tregjet globale.

Të dyja projektligjet u miratuan me 96 vota pro dhe asnjë kundër.

Me ndryshimet ligjore të miratuara, TVSH-ja për produktet ushqimore bazë do të ulet nga 5% në 0, ndërsa akciza për derivatet e naftës do të ulet nga 18% në 10.

Opozita e kryesuar nga e partia konservatore VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë se nuk i ka marrë parasysh propozimet e tyre për ligjin e akcizave për TVSH-në të cilat i ka dorëzuar dy javë më parë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu ka vendosur të kufizojë eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave të lulediellit si edhe vajrave.

Masa është ndërmarrë për të mbrojtur prodhimin vendas dhe qytetarët, si edhe për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve.