Ju flet Moska - ShBA të sanksionojë edhe gazsjellësin "Balkan Stream", birin e GAZPROM

‘ShBA të sanksionojë edhe gazsjellësin "Ballkan Stream", birin e GAZPROM’ ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Rusia arriti që të bënte një projekt që e ringjallte rrjedhën e jugut të gazit, përmes dy projekteve. Një rrjedhë niset nga Rusia që quhet rrjedha turke.

BE kërkonte që të mos kishte një lidhje direkte me Rusinë. Atëherë u fut gazsjellësi në territorin turk dhe një dalje në Greqi.

Është rimarrë projekti i rrjedhës së jugut me disa ndryshime. Pasi u sajuar dhe i rishpik si rrjedha turke, qeveria bullgare sajoi edhe pjesën tjetër si rrjedha ballkanike.

Ky është një gazsjellës i ri shpikur dhe që e kanë kundërshtuar BE dhe SHBA-të. A nuk duhet që BE-ja dhe SHBA-të t’i vendosin sanksione këtij gazsjellësit.

Në Evropë ka një vend ku kalon një gazsjellës dhe nuk merr asnjë pikë gaz është Shqipëria, sepse kështu e ka vendosur qeveria e Edi Ramës.

Në i zbatojmë sanksionet me kosto shumë të lartë, si rritja e çmimeve, ndërsa disa vende nuk janë bashkuar me sanksionet ndaj Rusisë.