Autoritetet ukrainase: Një jetimore me 50 fëmijë goditet nga granatat ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 17:44
Një jetimore në Vorzel, një qytet i vogël rreth 40 km larg Kievit, është goditur nga granatimet e forta ruse, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.
Iryna Venediktova shkroi në Facebook se mbetjet nga një raketë ruse goditën një jetimore në qytet ku strehohen 50 fëmijë.
Ajo tha se nuk kishte viktima dhe vuri në dukje se "po merren masa për evakuimin e tyre".
Në të njëjtën kohë, zyrtarët ukrainas njoftuan se një numër fëmijësh ishin plagosur nga granatimet ruse të qytetit të Okhtyrka në rajonin lindor të Sumy.
Dmytro Zhyvytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se një zonë banimi, disa strehimore nga bomba dhe një kopsht fëmijësh ishin goditur nga një breshëri artilerie.

