Rusia nuk i druhet sanksioneve, Ambasadori rus në Suedi: Kërcënimet e Perëndimit, një hiç
Një diplomat rus ka injoruar sanksionet e perëndimit duke shtuar se ato e kanë bërë më të fortë Rusinë dhe se vendi i tij nuk ia kishte askujt nevojën. Ndërkohë në Ukrainë tensionet janë në rritje dhe disa linja ajrore kanë ndërprerë fluturimet me Kievin.
Ambasadori i Rusisë në Suedi, Viktor Tatarintsev i quajti sanksionet e perëndimit ndaj Moskës një hiç.
Gjatë një interviste për një gazetë suedeze diplomati rus u shpreh se sanksionet e perëndimit kanë dhënë efekte pozitive në ekonominë e vendit.
"Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë. Ne jemi më të vetë-mjaftueshëm dhe kemi mundur të rrisim eksportet tona. Ne nuk kemi djathë italian apo zviceran, por kemi mësuar të bëjmë djathëra rusë po aq të mirë duke përdorur receta italiane dhe zvicerane".
Ndër të tjera kreu i Ambasadës ruse në Suedi tha se perëndimorët nuk kanë arritur ta kuptojnë mendësinë dhe mentalitetin e rusëve.
Gjatë javëve të fundit perëndimi ka kërcënuar Moskën se do t
ë ndërpriste projektin madhor të gazsjellësit rus Nord Stream 2 i cili furnizon Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm.
Ndërkohë sa i përket tensioneve në Ukrainë, disa linja ajrore kanë anuluar ose devijuar fluturimet për në Kiev.
Një avion i një linje ajrore ukrainase u ul në Moldavi.
Ndërkohë edhe disa linja holandeze e portugeze ndaluan fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Kujtojmë që në vitin 2014, një avion i kompanisë ‘Malaysian Airlines’ me 298 persona në bord u qëllua nga separatistët rusë teksa ishte duke fluturuar mbi një zonë të Ukrainës lindore.
Për pasojë të gjithë pasagjerët, kryesisht holandezë vdiqën.
Inteligjenca amerikane ka njoftuar disa parashikime dëshpëruese lidhur me nisjen e luftës, sipas tyre konflikti mund të nisë në mesjavën e ardhshme.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologu i tij rus biseduan me telefon për rreth 1 orë të shtunën në mbrëmje.
Sipas deklarimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit nuk pati asnjë arritje që mund të çonte në shuarjen e tensioneve.

