Labinot Gashi për Arjolën: E fiton apo jo "BBV" ajo ka fituar...

Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi, teksa komenton për Big Brother Vip, flet për marrëdhënien e tij me njërën prej banoreve të shtëpisë, aktoren, Arjola Demiri.

Ai thotë se Arjolën e ka mikeshë dhe se pavarësisht nëse fiton ose jo lojën, ajo ka fituar zemrën e publikut.

Labinot Gashi: Arjola ka një dashuri të madhe ekstreme nga shqiptarët e Kosovës. E kam mikeshë shumë të mirë, e kam shumë për zemër. Nuk më lidh veç bota e televizionit bashkë. Kemi ndenjur edhe jashtë xhirimeve bashkë, për shkak se Arjolën dhe Adrian Matoshin i kam loçkat e zemrës. I uroj një jetë shumë të mirë. E fiton, a jo "BBV" Arjola ka fituar publikun.