"Eksat krejt po 'dekin"/ Fenomeni i TikTok-ut në "Why?Not", ja Vip-at që e bënë të famshëm

Shqipron Muça është padyshim fenomeni i TikTok-ut.

Kënga  "T’u repovat po m’zen mëngjesi”, është rep-i që është bërë së fundi viral në rrjet, me shumë personazhe të famshëm që e kanë shpërndarë në rrjete sociale, duke e bërë atë të njohur për të gjithë.

Në një intervistë ekskluzive  në emisionin "Why?Not" me moderatore Roza Lati, në ekranin e RTV Ora, fenomeni i TikTok  tregon se cilët janë artistët Vip që riprodhuan këngën e tij.

"Dafina Zeqiri, Ylli Limani, Olsi Bylyku, Tuna", janë  Vip-at që kanë bërë të famshme videon e 13-vjeçarit.