Përgjigja naive e një fëmije, fenomeni i TikTok: Në koncert do kërkoj 5 mijë lekë

“T’u repovat po m’zen mëngjesi”, është kënga që së fundi është bërë virale në rrjetin social “TikTok”.

I ftuar në një intervistë ekskluzive  në emisionin "Why?Not" në ekranin e RTV Ora, 13-vjeçari, Shqipron Muça thotë se sa lekë do kërkonte nëse do e ftonin në koncerte.

Duke qenë fëmijë, e duke mos ditur vlerën e parasë dhe se sa paguhen artistët ai thotë 5 mijë lekë.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Roza Lati, i përgjigjet duke i thënë se do i  mësojë hilet e profesionit.