Zgjedhjet e 6 marsit, Ndoka depoziton në KQZ kërkesën për regjistrimin e partisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 11:34
Partia Demokristiane ‘PDK’ me kryetar Nard Ndokën ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në kërkesë jepet dhe informacioni i nevojshëm për regjistrimin e kësaj partie.
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit do të zhvillohen në 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.


