Bardhi: Meta, Berisha e Rama janë bashkë, kanë të njëjtin hall, PD e vetmja opozitë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar ditën e stome një video teksa akuzon ish-kryeministrin Berisha, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Bardhi shkruan në Twitter se njëri koordinon sulmin mbi PD, tjetri financon Foltoren dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD-së.

Bardhi: Njëri koordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Metën. Zgjidh Berishën e Metën dhe merr Ramën.