Çfarë po ndodh? Të rinjtë i vënë flakën trenave

Mijëra të rinj në Indi i vunë flakën vagonëve të trenave në shenjë proteste ndaj një tenderi  të "manipuluar" nga Shoqata e Hekurudhave.

Sipas Reuters, shumë nga të rinjtë që dështuan në konkurs bllokuan lëvizjen e trenave duke djegur shumë vagonë, në shenjë proteste për mënyrën se si u përzgjodhën kandidatët për postet e shpallura nga Shoqata Hekurudhore e vendit, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë.

Shoqatat studentore kanë organizuar protesta, kryesisht në shtetin lindor të Biharit, i cili ka një nga normat më të larta të papunësisë në Indi.

Papunësia në demokracinë më të madhe në botë ka tejkaluar mesataren botërore  në gjashtë vitet e fundit.

Incidente të dhunshme shpërthyen në fillim të kësaj jave kur u shpallën rezultatet e fituesve.

 Miliona indianë kishin aplikuar për rreth 150,000 vende pune në provincën Bihar, sipas Reuters. "Procesi i rekrutimit nuk ishte transparent," tha Asutos Singh, një nga protestuesit në Bihar.