Dua Lipa flet për rrënjët e saj kosovare: Nuk mund ta mohoj identitetin tim!
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe të njohura në botë.
Pavarësisht se është rritur jashtë ylli i muzikës gjithmonë ka treguar me fanatizëm, se është me origjinë nga Kosova, ku dhe herë pas here ka treguar dhe historinë e vendit të saj në vende të ndryshme të botës.
Në një intervistë “Wall Street Journal”, Lipa tha se është e vështirë të mos flasë, kur dëgjon zëra që thonë se Kosova nuk ekziston.
Ajo thotë se nuk e mohon identitetin e saj, pavarësisht se ku jeton.
“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”.
Para se Lipa të lindte, familja e saj jetonte në Kosovë. Megjithatë, për shkak të luftës në Bosnje, ata ikën në Londër në vitin 1992. Lipa u kthye në Kosovë me familjen e saj kur ishte 11 vjeçe, por ajo përfundoi duke u kthyer në Londër në moshën 15 vjeçare për të ndjekur karrierën e saj të muzikës.

