Ja si duhet të veproni kur zgjoheni nga një ëndërr e keqe
Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore.
Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashtë mjediseve laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Të ftuar për këtë temë në studion e “Jeto me Orën” ishin astrologu Hyrgens Dauti dhe Xhiljola Lamaj me profesion gazetare por e fiksuar pas ëndrrave.
Hyrgens Dauti tregoi sesa e kanë ndihmuar studimet për astrologjinë në shpjegimin e ëndrrave.
“Normal që më ka ndihmuar shumë pasi në momentin që unë kam studiuar për astrologji krijon një lloj zhvillimi të trurit të shqisave dhe vizioni bëhet më i qartë dhe ëndrrat e tua i kupton më mirë. Pasi po zhvillove intuitën, po e pastrove energjinë të merresh me sport dhe ëndrrat janë më të pastra” u shpreh astrologu.
I pyetur nëse ëndrrat kanë një lloj vërtetësie ai tregoi se kjo varet shumë nga gjendja psikologjike që ndodhet njeriu.
“Varet shumë nga gjendja psikologjike që ndodhet njeriu. Kur ne kemi stres, probleme normalisht që kjo pasqyrohet edhe në ëndrrat tona, ndërkohë në momentin që ne jemi të qetë dhe jemi në pjesën më të thellë të gjumit ëndrrat tona kanë më shumë kuptim dhe lidhen shumë me subkoshiencën dhe personin pasi dikush një objekt e ka fat, dikush tjetër e ka ters” u shpreh astrologu.
Ai tregoi se nga se mund ta bëjmë diferencën e një ëndrre të vërtet dhe një ëndrre që nuk është e tillë, pra nuk është një paralajmërim.
“Pra kur ti je e qetë dhe sheh një ëndërr të keqe i bie që vërtet ajo ëndërr është një paralajmërim. Kur edhe ti vetë ndihësh së brendshmi e pastër dhe kjo gjë pot ë ngacmon në të vërtet por nëse ti e di se je e stresuar dhe sheh ëndrra të këqija nuk duhet t’i marrësh për bazë” u shpreh astrologu, Ndërsa gazetarja Lamaj tregoi për përvojën e saj personale.
“Unë jam shumë e fokusuar pas shkencës numerlogjike e cila më ndihmon të gjej veten dhe të gjej ditët e mija më të mira për të marrë përsipër disa angazhime.
Sa për ëndrrat unë interpretimet i ndaj me miqtë e mi më të mirë dhe më ka ndodhur që kur shoh ëndrra me të vdekur për mua simbolizon kohën për një ndryshim të madh në jetën time, apo kur shoh fëmijë unë e kam gëzim” u shpreh gazetarja.
Astrologu tregoi nëse sende të ndryshme kanë kuptim të ndryshëm tek njerëz të ndryshëm.
“Po është e vërtet, por pjesa më e bukur është kur ëndrrat janë të drejtpërdrejta pasi ato dalin” u shpreh Dauti.
Astrologu tregoi sesi duhet të veprojmë kur zgjohemi nga një ëndërr e keqe.
“Kjo është pjesa më e keqe pasi ne në ëndërr i përjetojmë shumë keq disa gjëra edhe të keqen më të vogël pasi përqendrimi i energjisë është më i madh.Kryesorja është që të pastrosh veten mos ta lësh të të përfshijë” përfundoi astrologu.
