Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë shkretëtirën e Saharasë (FOTO)

Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperaturat ranë nën zero. 

Ky është një fenomen i rrallë, pasi akulli ka mbuluar shkretëtirën më të madhe në botë.

Fotografi Karim Bouchetata ka kapur dje imazhe mahnitëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në veriperëndim të Algjerisë. 

Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian bie në -2C (28F). Akulli krijoi pamje mahnitëse në rërë pasi zona u përball me një dëborë që binte papritur.

Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë

Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbora. Dëbora ka mbuluar shkretëtirën në 1979, 2016, 2018 dhe 2021. Shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka kaluar nëpër ndryshime në temperaturë dhe lagështi gjatë disa qindra mijëra viteve të fundit. 

Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë

Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë

Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë

Fenomeni i rrallë! Dëbora dhe akulli mbulojnë