Video/ Rama bëhet kapiten për një ditë, merr pjesë në stërvitjen e marinës shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 17:23
Kryeministri Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në stërvitjen e marinës shqiptare. Zoti Rama shkruan se ka kaluar një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e ndërsa është bërë Kapiten për një ditë.
"Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare," shkruan kryeministri krahas videove.
